Në veri-lindje të Barcelonës, këtë mëngjes, një tren me udhëtarë është rrëzuar duke plagosur rreth 50 individë. Treni ishte nisur nga qyteti jugor i Sant Vicenc de Calders, për të mbërritur në stacionin francez, në orën 7.15 të mëngjesit.
Shërbimet e urgjencës kanë deklaruar se: “48 persona janë trajtuar dhe 18 të tjerë janë dërguar në spitalet e qytetit, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shoferi i trenit është ndër ata që është plagosur rëndë. ”
Imazhet televizive tregojnë se shumë pasagjerë e kanë pasur të pamundur të lëvizin dhe janë shtrirë në tokë, duke pritur ambulancën.