Në emisionin “Opinion” sipërmarrësi i njohur shqiptarë nga Kosova, Behgjet Pacolli ka folur për jetën e tij.
Ai na prezantoi me shtëpinë e tij gjigande në Prishtinë ku tregoi se ka pritur shumë njerëz të rëndësishëm. Por një detaj i veçantë ishte fakti se nga aty Pacolli tha se shikon 75% të kufirit të Kosovës.
“Prej lart unë shoh prej Karadakut që është ajo pjesa atje dhe shoh kufirin që shkon në kodrat e dyta atje… këtu është me Shqipërinë, atje me Malin e zi dhe atje me Serbinë. 75% të kufirit të Kosovës. Në mëngjes kur nuk ka mjegull unë shoh çdo detaj pothuajse”, u shpreh ai.