Një aksident rrugor është regjistruar në Pogradec në afërsi të fshatit Piskupat. Shoferi i një kamioni humbi kontrollin mbi mjetin duke bërë që kamioni të dilte nga rruga.
Si pasojë e aksidentit u bllokua qarkullimi në segmentin rrugor. Shoferi ka pësuar lëndime të lehta pa pasoja për jetën.
Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit.
Drejtuesi i mjetit deklaroi para uniformave blu se humbi kontrollin e kamionit dhe nuk mundi dot që të manovronte.