“Suus” i Rona Nishliut nuk do të harrohet asnjëherë. Ajo është kënga më e suksesshme e Shqipërisë në Eurovision. Megjithëse është një nga këngët shqipe më të kënduara në ‘cover’ dhe gara të ndryshme nëpër Evropë. Një paraqitje me këngën e Ronës e ka bërë edhe talentja ukrainase, Ruslana Moroz. Ajo ka kënduar ‘Suus’ e mitrovicases në spektaklin “The Voice of Ukraine”.