Abu Bakr al-Bagdadi, i njohur dhe si udhëheqësi i Shtetit Islamik ISIS, është shfaqur për herë të parë parapara kamerave që nga viti 2014.
Udhëheqësi i Shtetit Islamik ISIS, ka paralajmëruar hakmarrje për territoret e humbura nga sulmet e bëra nga SHBA dhe aleatët e saj.
Në vitin 2014 ai shpalli nga Mosuli krijimin e një “kalifati” mes Sirisë dhe Irakut.
47-vjeçari është i ulur këmbëkryq, me një kallashnikov i cili mbështet në mur, pranë krahut të tij të djathtë shfaqet në video duke thënë se: “Beteja për Baghouz ka përfunduar. Por nuk shfaqi egërsinë, brutalitetin dhe qëllimet e sëmura të krishterëve ndaj komunitetit mysliman”.
Nuk është e qartë kur është regjistruar video, e cila u postua në rrjetin e mediave al-Furqan të grupit./ Opinion.al E.Xh.