Një debat verbal është përshkallëzuar në përplasje fizike mes deputetëve të parlamentit turk.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, gjatë zhvillimit të seancës plenare për buxhetin e vitit 2022, kur deputetët e AKP dhe CHP janë përfshirë në sherr.
Mediat turke shkruajnë se debati verbal mes ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu dhe deputetëve të CHP-së u përshkallëzua në përplasje fizike, me grushte e shkelma.
Sherri ndodhi në pak sekonda, madje as garda nuk arriti që të mbante nën kontroll deputetët.
Pas përplasjes menjëherë kryetari i Parlamentit njoftoi se seanca do të ndërpritej deri sa situata të qetësohej./Opinion.al