Një sherr mes dy të rinjve në qytetin e Durrësit ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.
Sipas “A2CNN”, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.5 të Durrësit, në një lokal pranë ish-sheshit “Pranvera”.
Sipas të dhënave paraprake, sherri mes dy të rinjve ka nisur për motive banale por që ka çuar në përdorimin e thikës dhe si rrjedhojë në plagosjen e njërit prej tyre.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe ambulanca. Mësohet se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ndodhet jashtë rrezikut për jetën.