Aktualitet

Video/Sherr me grushta brenda KZAZ mes vëzhguesve në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:15 - 26/04/21 |
el ida

Vëzhguesit janë konfliktuar dhe përplasur fizikisht në KZAZ-në 30 në shkollën “1 Maji”. Sipas informacioneve për Opinion.al, mësohet se dy vëzhgues janë konfliktuar mes njëri- tjetrit e më pas, personat që kanë qenë jashtë ambienteve të qendrës kanë tentuar të hyjnë brenda saj. Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar 8 persona, ndërsa situata është vënë nën kontroll.

Informacioni i policisë

Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave. Sherbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Pas