Gjatë diskutimit të projektligjit të trashëgimisë kulturore, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi nxori disa fotografi të projektit të Teatrit të ri që do të ndërtohet dhe tha se është çmenduri që të flasësh për trashëgiminë kur prish Teatrin Kombëtar dhe pastron paratë e drogës në atë vend.
Kaq ka mjaftuar që deputetët socialistë të hidhen dhe të mbrojnë ministren Kumbaro, që ishte e pranishme në komision.
Debati
Vokshi: Hajde bëhemi bashkë që të mos i lejojmë paratë e drogës të shkatërrojnë Teatrin.
Fidel Ylli: Ti e ofendove ministren.
Vokshi: Në cilën pjesë?
Fidel Ylli: E çmendur, çfarë nuk i the.
Vokshi: Ti nuk e paske dëgjuar fare. Unë i thashë që ta shpjegonte.
Fidel Ylli: Mbaj qëndrimin tënd. i thua njerëzve të çmendur. Tani duhet të vazhdojmë me ligjin e trashëgimisë nen për nen.
Vokshi: Kjo është çmenduri, të shkatërrosh trashëgiminë kulturore dhe të pastrosh paratë e drogës.
Milva Ekonomi: Nuk kemi kaluar akoma te teatri.
Vokshi: A do vish në orën 7 te artistët?