Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në mbrëmje pranë Korpusit në Tiranë. Dy vajza janë goditur me njëra-tjetrën për arsye ende të panjohura.
Në shoqërinë e tyre kanë qenë edhe disa djem por nuk dihet nëse kanë qenë thjesht të njohur apo kanë patur ndonjë lidhje më shumë me vajzat.
Skena është filmuar nga disa djem aty pranë të cilët janë skandalizuar nga kjo skenë. Me sa duket me ardhjen e vapës, kanë filluar të nxehen edhe gjakrat.