Sociale

VIDEO/ Shërbimi Zjarrfikës Tiranë shpëton macen e bllokuar prej ditësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 24/06/21 |
Opi Nion

Heronjtë e vërtetë ekzistojnë dhe ata janë mes nesh e kanë emra.

Të njëjtët heronj që shpëtojnë e luftojnë çdo ditë për jetët e njerëzve, luftojnë me zjarrin por dhe me emergjencat civile.  Ditën e djeshme këta heronj kanë shpëtuar një mace të ngecuar në katin e pestë të një pallati në Tiranë.

Macja prej pesë ditësh kishte ngecur në ndërtesë dhe e kishte të pamundur të dilte. Ndërkohë që Fatri Asimetaj nga Albanian Rope Access në bashkëpunim me Alban Laçi, Redi Gjoni, Ervin Lleshi, Bardhyl Zaçe nga Shërbimi Zjarrfikës Tiranë kanë arritur të shpëtojnë kafshën.

Në videon e bërë virale në rrjet shihen punonjësit të cilët mbajnë në duar macen e vogël të shpëtuar./Opinion.al

Pas