Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do shembë sot ishgodinën e INSIG pranë hotel Tiranës. Prishja e saj do të bëhet në kuadër të projektit ‘Unaza e Vogël’. IKMT tashmë kanë nisur rrethimin e godinës disa kate me shirit.
Siç raporton “Ora News”, aksioni po shoqërohet me tensione. Pronarët janë përplasur me policinë dhe IKMT duke kundërshtuar shembjen e INSIG.