Një urë 137 metra e gjatë, me një hark 18 metra të lartë, u shemb në një fshat buzë oqeanit Paqësor, në lindje të Tajvanit. Mediat shkruajnë se 14 persona mbetën të plagosur, ndërsa 6 të tjerë mendohet të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Ura Nanfangao e përuruar në vitin 1998, u shemb një orë pasi një tajfun kaloi në ishull, ndërsa në momentin e shembjes, një kamion që po kalonte mbi të ra mbi varkat që ndodheshin nën ujë.
Pamjet dramatike të shembjes janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale./Opinion.al