Bota

Video/Shembet platforma e sinagogës në Izrael, 2 viktima e 167 të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 16/05/21 |
Opi Nion

Tragjedi gjatë kremtimit të festës hebraike të Rrëshajëve në Izrael. Tribuna me karriget u shemb në sinagogën e mbushur me besimtarë, duke bërë që një djalë 12 vjeç dhe një grua 40 vjeçe të humbnin jetën dhe të paktën 167 persona janë të plagosur.

Nga të plagosurit, pesë janë duke u trajtuar në gjendje të rëndë, siç raporton Jerusalem Post në faqen e saj të internetit.

Qindra adhurues u mblodhën sot, të Dielë, për të festuar festën hebraike të Rrëshajëve në sinagogën e  Givat Zeev, në verilindje të Jeruzalemit.

Një platformë e madhe me karrige u shemb nën këmbët e tyre ndërsa adhuruesit binin mbi njëri-tjetrin, siç shihet në pamjet nga kamerat e sigurisë të treguara në mediat izraelite dhe rrjetet sociale. /Opinion.al

Pas