Bota

VIDEO/Shembet pjesa e mbetur e 12-katëshit, qindra persona ende të humbur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 05/07/21 |
Opi Nion

Është shembur këtë të hënën dhe pjesa e mbetur e bllokut të apartamenteve në pallatin 12-katësh në Miami.

Sipas zyrtarët ajo është shkatërruar për efekte sigurisë, pasi një stuhi tropikale po i afrohet Floridas. Mediat e huaja nga ana tjetër kanë publikuar dhe momentet e shpërthimit të komanduar, ku morën pjesë dhjetëra ekspertë.

Kujtojmë se një pjesë e pallatit 12-katësh u shemb më 24 qershor, duke lënë pas qindra të zhdukur dhe 24 persona të vdekur. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se pallati është shembur nga plasaritjet që kishte në kolonat mbajtëse, tavanet dhe hapësirat e tjera të parkingut./Opinion.al

Pas