Një pallat 6 katësh është shembur më shpërthim të kontrolluar, në lagjen nr 13 të Durrësit, pasi ishte konstatuar i pabanueshëm nga grupet e inspektimit.
Pallati u dëmtuat nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Ndërkohë, për shembjen e pallatit, janë marrë të gjitha masat dhe janë evakuar banorët e dy ndërtesave që ndodhen afër tij.
Forcat xhenios pasi punuan mbi dy orë për të hapur vrimat ku u vendos eksplozivi, kryen shpërthimin e kontrolluar .
Në vendin e ngjarjes, përveç ekipeve të batalionit Xhenio, mbrojtës nga zjarri dhe shpëtimi, ekipet e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtare si dhe specialistë./Opinion.al