Një godinë 12-katëshe është shembur gjatë natës në Miami në SHBA.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja e rëndë u regjistrua në orën 2 të natës. Edhe pse puna nga ekipet e kërkim-shpëtimit sapo ka filluat druhet se shembja ka shkaktuar shumë viktima. Mediat raportojnë se nga rrënojat dëgjohen ulërima.
Akoma nuk ka një ekspertizë të qartë se pse është shembur pallati. Pamjet dramatike tregojnë se çfarë ka ndodhur në ato çaste dhe më pas.
Nga ana tjetër theksohet se 80 ekipe shpëtimi janë në vendin e ngjarjes. Dëshmitarët e mbijetuar thanë se ishte si një tërmet i fuqishëm./Opinion.al