Aktualitet

Video/Shembet me shpërthim pallati në Durrës, dëme te ndërtesat ngjitur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 10/01/22 |
Opi Nion

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka shembur sot me një shpërthim të kontrolluar një pallat në Durrës. Mësohet se pallati ishte i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës, i cili ndodhej pranë kryqëzimit të quajtur Dyqani i Dylit.

Bëhet fjalë për pallatin 8-katësh nr 122, shembja e të cilit u përgatit nga IKMT dhe forcat xheniere të ushtrisë, pasi Instituti i Ndërtimit me anë të ekspertizës së thelluar kishte vendosur shembjen e tij.

Ky pallat ishte tërësisht i dëmtuar pabanueshëm dhe banorë që jetonin aty janë zhvendosur në banesa të tjera me qira.

Paraprakisht bëhet e ditur se nga shembja e pallatit kanë pësuar dëmtime edhe ndërtesat e tjera për rreth tij. Mësohet se në ndërtesat pranë pallatit nr 122 janë shkaktuar çarje muresh, thyerje xhamash apo ka pasur edhe raste që gërmadhat e pallatit të shembur janë futur deri në ndërtesat pranë./Opinion.al

Pas