Nuk ndodh vetëm në futbollin shqiptar që gjyqtarët të bëhen pre e dhunës. Ka ndodhur edhe në kampionatin e Kuvajtit. Një sheik ka rrahur gjyqtarin kryesor të ndeshjes Al-Jahra dhe Al Khaitan, e zhvilluar në kuadër të Kupës së Kuvajtit. Sheiku është shprehur i pakënaqur dhe ka nisur të grushtojë arbitrin, i ndihmuar edhe nga lojtarët. Interesante është se sheiku është President i klubit i cili ka trajner Skënder Gegën, ish- lojtar i Partizanit dhe trajner i U-21, ndërsa gjyqtari ka përfunduar në spital.