Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka diskutuar sot në Opinion lidhur me arritjet e listuara nga Kryeministri Rama gjatë 100 ditëve të para dhe gjatë vitit 2017, të listuara prej tij gjatë zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste e mbledhur në 6 Janar.
Shehi është shprehur, se lista e paraqitur është qeasharake dhe jo statistikore, ndaj nuk mund të merret për bazë. “Rama mund të thotë që në Shqipëri ka ulur edhe numrin e budallenjve”, tha Shehi duke mos lënë mënjanë ironinë që e karakterizon.