U luajtën ditën e sotme takimet e vlefshme për javën e 15-të të Serisë B, ku aktivizohen disa prej futbollistëve të Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi Frederik Veseli ishte protagonist në fitoren e sotme 5-3 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Çezenës.
24-vjeçari asistoi në goli i tretë i shënuar nga Kaputo. Shqiptari është kthyer në një lider te skuadra e Empolit duke qënë një titullar i padiskutuar në çdo ndeshje.
Një fitore e artë në transfertë për Barin e Migjen Bashës. Skuadra bardhëkuqe mposhti Novarën me rezultatin 1-2, duke marrë kreun. Shqiptari e nisi ndeshjen si titullar ndërkohë u zëvendësua në minutën e 71-të.
Mesfushori tjetër shqiptar, Emanuele Ndoji, i cili është pjesë e skuadrës së Breshias nuk u aktivizua asnjë minutë në barazimin 1-1 që skuadra e tij mori në shtëpi ndaj Spezias. Ndoji qëndroi për 90-minuta në stol.