Kryesore

Video/Serbët në veri ndërpresin vizitën e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 30/01/21 |
Opi Nion

Kosova do të shkojë në zgjedhje më 14 shkurt, ndërkohë që partitë kanë nisur fushatën elektorale dhe takimet në zona.

Por një vizitë e Albin Kurtit dhe ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë është ndërprerë të shtunën nga një grup serbësh. Sipas mediave kosovare, Kurti dhe Osmani kanë kaluar në këmbë dhe përmes urës kanë dalë në veri. Ndonëse në rrugë ka patur forca të shtuara dhjetra serbë kanë dalë duke brohoritur, çka i ka detyruar politikanët kosovarë ta ndërpresin vizitën.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Gjykata Supreme mbështetit vendimin e KQZ duke ndaluar kandidimin e Kurtit në këto zgjedhje, si subjekt që në të shkuarën ka patur probleme me ligjin./Opinion.al

Pas