Tao Porchon-Lynch është emri i gruas që po i afrohet 100-shes me vite, por që vazhdon të jetë tepër elastike. 98 vjeçarja është mësuese e Yogas dhe këtë gjë e performon në mënyrë perfekte.
Ajo stërvitet pesë herë në ditë duke inspiruar shumë femra në këtë drejtim.
Madje ajo është mësuese e Yogas edhe në një program televiziv duke dëshmuar se vitet në disa raste janë vetëm numra dhe se me vullnet mund të arrihet gjithçka.
Video e saj duke bërë Yoga po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale.