Senatori australian, Fraser Anning, është goditur me vezë gjatë një konference që po mbante në Melbourne të Australisë.
Një ditë më pari ai fajësoi myslimanët për sulmin terrorist brenda dy xhamive në Zelandë të Re ku mbetën të vdekur 49 persona.
Pas sulmit tragjik, senatori Anning kishte shkruar në llogarinë e tij në Twitter: A mendon dikush ende se emigracioni mysliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra tjetrën.
Mediat australiane e kanë filmuar momentin kur një 17-vjeçar i hodhi vezën në kokë senatorit Anning. Por edhe senatori nuk e la me kaq, ndërsa ka goditur të riun./Opinion.al
https://www.facebook.com/7NewsMelbourne/videos/623731541403151/