Aktualitet

VIDEO/ Semaforët pulsantë pas mesnate, burim aksidentesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 06/01/22 |
Opi Nion

Duhet të parndalojnë aksidentet rrugore, por duket se në kryeqytet semaforët nuk po e kryejnë këtë funksion.

Pas mesnate semaforët në Tiranë nuk funksionojnë si normalisht, por pulsojnë vetëm në ngjyrën portokalli që paralajmëron drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes. Fikja e tyre, sipas policisë, është shkak për aksidente gjatë natës.

“Duke kombinuar disa problematika me njëra tjetrën, duke vënë në fokus lodhjen, pagjumësinë e drejtuesve të mjetit, ashtu si dhe përdorimi i pijeve alkoolike, njëkohësisht dhe mosrregullimi i shpejtësisë, ecja mbi normat e lejuara në qendrat e banuara bëhen një objekt kryesor për aksidentet rrugore, semaforët pulsantë,” u shpreh komandanti i Policisë Rrugore Tiranë, Bakalli.

Sikurse duket në video, drejtuesit e mjeteve nuk e respektojnë semaforin dhe nuk tregojnë kujdesin që ju kërkohet.

Pas