Kryeministri Edi Rama rrugës duke udhëtuar me makinë, ka menduar t’i përgjigjet aktorit Ermal Mamaqi për deklaratën që ai beri se nuk do të votonte Partinë Socialiste, edhe pse Qeveria miratoi pension special për familjen e të ndjerit Dr.Flori.
Rama thonë se socialistët i mbajnë premtimet, dhe sipas tij ky vendim e tregon këtë.
Teksa Rama e “përgëzon” Mamaqin, sepse sipas tij “ka shkelur vijën e partisë duke pranuar të vërtetën”.
“Përshëndetje Ermal dhe përgëzime, përgëzime sepse e shkele vijën e partisë dhe pranove faktin, të vërtetën, gjë që bie ndesh me vijën e partisë tënde, por fakti është fakt, ja ku e ke dëshminë konkrete…”, thotë Rama.
“Pergjigje nga Kryeministri. Po ju per ke do votoni? Amon vetem mos u zini tani”,- shkruan Mamaqi teksa ka publikuar videon.