Kronikë

Video/ Sekuestrohen mina me telekomandë, arrestohet një person



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 21/02/22 |
Opi Nion

Një person është arrestuar në Korçë pasi është kapur me tre mina me telekomandë.

Policia njofton se në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas do të tentonte të shiste mina me telekomandë, u organizua operacioni “Remote”, dhe u bë i mundur lokalizimi i personit dhe kapja e tij në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga forcat e policisë shtetasit I. B., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./Opinion.al

Pas