Kronikë

Video/Sekuestrohen 246 kg kanabis në Shkodër, 6 të arrestuar dhe 8 në kërkim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:57 - 20/06/22 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacioni policor antikanabis i koduar “Vallas”, nga ia cili ranë në pranga 6 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar në banesën e njërit prej të arrestuarve, 246 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Policia ka konstatuar dhe asgjësuar me anë të djegies bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

-A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;

-L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;

-A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe

-D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe;

-A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër;

-S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër;

-B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër

-E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe

-I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;

-S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;

-A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. T.,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.

Materialet u referuan në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Pas