Teksa prej disa kohësh po qarkullojnë zërat për një videoseksi ku është i përfshirë një ministër shiptar, me sa duket, situata e ngjarjeve ka marrë tjetër rrjedhë.
Disa detaje të rëndësishme të mësuara në rrugë konfidenciale, bëjnë me dije se në video-skandalin seksual është i përfshirë një kryetar bashkie.
Po nga i njëjti burim, mësohet se bëhet fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura 1 vit më parë dhe që video e xhiruar përmban skena të forta erotike.
Ndërkaq, ajo që vlen të theksohet, është fakti i një sasie të madhe informacioni dhe të dhënash që ofrohen në kuadrin “top secret”.
Siç dihet dhe po ashtu siç ndodh në kësi rastesh, shumica e këtij informacioni vjen apo ofrohet pikërisht për të mbuluar detaje dhe gjëra, që për hir të së vërtetës, që nuk kanë aq shumë lidhje me atë që përflitet në media këto ditë.
Megjithatë, koha do tregojë se sa mban kjo histori…