Teksa po vijon prej disa orësh seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme kanë nisur të grumbullohen sërish mbështetës të tij.
Mësohet se ata po protestojnë për arrestimin e Veliajt.
Kujtojmë se seanca në GJKKO ka nisur që prej orës 08:30 të mëngjesit dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kreu i bashkisë së Tiranës është arrestuar ditën e hënë me urdhër të SPAK.