Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi me 1 vit burg, deputeti i PD Ervin Salianji ka mbërritur në selinë blu.
Mësohet se Salianji është takuar me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Në seli ndodhet edhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ndërsa sot është njoftuar se do të mbahet edhe një mbledhje e grupit parlamentar.
Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.