Lugano ka arritur të marrë fitoren e 4-t radhazi në Super Ligën e Zvicrës. Skuadra e drejtuar nga Paolo Tramexani ka mposhtur në transfertë me rezultatin 1-2 Jang Bojsin e vendit të dytë, duke vazhduar të mahnitë opinionin sportiv falë kontributit të vyer të dyshes shqiptare Sadiku-Alioski.
Alioski kaloi në avantazh Luganon që në minutën e 6 pas një asisti të Sadikut, ndërkohë që sulmuesi i kombëtares shqiptare dyfishoi shifrat në të 54-tën. Goli i sotëm ishte i 15-i për Alioskin, ndërsa Sadiku gjeti rrjetën për herë të 7 në kampionat.
Egzijan Alioski Goal HD – Young Boys 0 – 1… by GoalReplay
Armando Sadiku Goal HD – BSC Young Boys 0-2 FC… by amgad-gogo
Pas kësaj fitoreje, Lugano ngjitet në kuotën e 40 pikëve duke mbajtur vendin e 5-të në renditje, me vetëm 3 pikë diferencë nga Luzerna e vendit të 4-t, pozicion që kualifikohet për në Ligën e Europës./panoramasport