Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku , ka realizuar ditën e sotme një gol nga distanca prej 40 metrash në sfidën ndaj Bazelit.
Sadiku, arriti që me të djathtën e tij të çonte topin në trekëndësh nga një distancë shumë largët.
Goditja që tundi rrjetën e kundërshtarit, ishte e papritur dhe për vetë portierin, i cili në momentin e golit nuk mundi të bënte asnjë veprim.
Pavarësisht golit të Sadikut, sfida mes Luganos dhe Bazelit përfundoi në barazimin 1-1. Po ashtu në fushë ishte dhe Taulant Xhaka, i cili luan me Bazeli. Në momentin e golit të shënuar nga Armando Sadiku, Xhaka ka treguar habi duke vënë duart në kokë.
Po ashtu, të dy shqiptarët gjatë ndeshjes së sotme u ndëshkuan me karton të verdhë./ Opinion. al. E.Xh.