Bota

VIDEO/ Rusia sulmon me raketa një zonë të banuar në periferi të Kievit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 27/02/22 |
Opi Nion

Periferia e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit është shënjestruar në një sulm me raketa, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës e quajti atë “një goditje të pakuptimtë dhe të pamëshirshme në zonën e banimit të Kievit, Troyeshchyna” në një postim në aplikacionin Telegram.

Videot dhe imazhet e postuara në mediat sociale – të cilat janë verifikuar nga BBC – tregojnë tym që ngrihet nga oborri i një ndërtese banimi, i rrethuar nga makina të shkatërruara./Opinion.al

 

 

Pas