Jemi mësuar ta dëgjojmë në shqip. Dhe sa herë që shfaqet muzika dhe teksti i tij, na rrënqethen mishërat.
Bëhet fjalë pë himnin shqiptar dhe tekstin që kënga “Rreth flamurit të pëbashkuar” ka. Por ajo që ka befasuar është që ky himn në Youtube po figuron si këngë patriotike rumune, apo si himn rumun.
Kjo gjë ka shokuar shqiptarët të cilët nëpër rrjetet sociale e kanë shfaqur si shqetësim, ndërsa kanë nisur edhe debatet, ku disa prej tyre çojnë te përshtatja e tekstit te himnit rumun me atë shqiptarë.