E konsideruar si vrasësi i heshtur nga mjekët endokrinolog, diabeti po shton gjithmonë e më shumë numrin në radhët e të prekurve.
Ekspertët thonë se shumica nuk e dinë që janë të prekur prej diabetit, e për pasojë nuk e trajtojnë atë.
Alarmant është fakti se diabeti po prek shumë fëmijët, e për këtë mjekët fajësojnë stilin e jetesës dhe të ushqyerjes.
Parandalimi më i mirë është përballja me sëmundjen, ndaj mjekët kërkojnë që personat obez dhe ata që kanë histori familjare me diabetin të kryejnë analizat 2 herë në vit.