Mediat turke raportuan se një avion rus është rrëzuar pasi shkeli hapësirën ajrore turke, sakaq rusët deklarojnë se ishte në hapësirën ajrore të Sirisë.
Kështu zyrtarët ushtarakë turq nxituan të sqarojnë se “kanë paralajmëruar avionin rus para se ta qëllonin”. Ndërkohë dy pilotët e aeroplanit janë hedhur me parashutë.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaron se avion i saj luftarak SU-24 është rrëzuar brenda territorit të Sirisë. “Me sa duket për shkak të bombardimeve nga toka”, thuhet në deklaratë.
Rusia është duke kryer sulme ajrore të herëpashershme në Siri, prej muajit tetor, në mbështetje të forcave ushtarake të Presidentit sirian, Bashar al-Assad.