Të paktën nëntë persona janë vrarë në një rrëshqitje dheu në shtetin verior indian të Himachal Pradesh të dielën. Raportet thonë se të vdekurit ishin turistë nga pjesë të tjera të Indisë, ndërkohë që disa persona të tjerë u plagosën.
Disa pjesë të Indisë janë goditur nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha, ndërsa vendi përjeton sezonin e tij të musoneve (erëra të forta) që zgjat nga qershori deri në shtator të çdo viti.
Të paktën 136 njerëz janë vrarë në shtetin perëndimor indian Maharashtra pasi reshjet e shiut mbytën qindra fshatra, morën me vete shtëpitë dhe lanë banorët të bllokuar./Opinion.al