Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Rrëfimi i minorenes së përdhunuar dy herë nga burri i hallës

2018/05/08 at 9:11 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Video/ Rrëfimi i minorenes së përdhunuar dy herë nga burri i hallës

Një e mitur 15-vjeçare ka denoncuar në emisionin “Stop” sesi është abuzuar seksualisht nga burri i hallës. Ai quhet Resmi Turani dhe punon si taksist.


“Në Janar të vitit 2015 Resmi Turani më ka abuzuar seksualisht. Jeton në fshaton Bilç, afër qytetit të Beratit. Unë Resmiun e kam burrin e hallës. Ai erdhi të shtëpia ime, i mori leje prindërve për të më marrë mua që iknim në Rinas. Unë isha 14-15 vjeç. Ai do merrte një grua që do të vinte nga Italia se është taksixhi”.

Ajo rrëfeu se prindërit nuk i dhanë leje, ndërsa xhaxhai pranoi vetëm nëse do t’i shoqëronte bashkëshortja e Resmiut, pra halla e denoncueses. Por ajo nuk i shoqëroi, pasi i shoqi i tha që nuk kishte vend në makinë. U nisën për në Rinas dhe mbërritën 1 orë e gjysmë para se të zbriste avioni i klientes që do të merrnin, ndaj dhe ai bëri xhiro me makinë në autostradë.

“U fut në një rrugicë me çakull dhe fiku makinën, Erdhi mbrapa ku isha unë dhe filloi të më zhvishte e kafshonte. Atë ditë nuk më çoi të shtëpia ime, por më la në shtëpinë e tij. Flejta me vajzën e tij dhe me hallën. Kur shkova ditën tjetër në shtëpi, i tregova prindërve. Mami po qante dhe ia tregoi gjyshit dhe xhaxhait. Do shkoja në polici, por nëna (gjyshja) nuk më la. Mami i tha historinë nuses së Resmiu, Fajresë. Ata erdhën të gjithë si familje në shtëpinë time në darkë dhe më pyetën nëse ishte e vërtetë. Resmiu më shikonte në sy dhe më bëri me shenjë “mos trego”. Dhe unë i thashë që nuk është e vërtetë sepse kisha frikë nga kërcënimet që më bëri Resmiu”.

Por kjo histori nuk do të mbetej këtu. Më datë 27 Korrik 2017 Resmiu shkoi në shtëpinë e saj, duke përfituar që familjarët ishin larguar dhe ndodhej vetëm i ati që është i sëmurë mendor, me pretendimin se do ta merrte të miturën për të ndihmuar të bijën e tij me disa punë shtëpie. Por gjithçka ishte gënjeshtër dhe ai abuzoi sërish seksualisht me mbesën e bashkëshortes në makinë, duke i lidhur duart.

“La shtëpitë mbrapa dhe u fut në mes të pyllit. Fiku makinën dhe erdhi mbrapa ku isha ulur unë. Më lidhi duart, më zhveshi, më kafshonte dhe unë vetëm e gjuaja me pëllëmba, qaja dhe bërtisja”.

15-vjeçarja këtë herë e denoncoi Resmi Turanin në Policinë e Beratit për marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Më datë 03.11.201, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbi bazën e materialeve kallëzuese të ardhura për kompetencë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, ka regjistruar procedimin penal nr. 2069/2017, për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal. Por ky vendim është në kundërshtim me ligjin, pasi kallëzimi i të miturës është bërë pa praninë e psikologut.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat la në burg Resmi Turanin me akuzën se ka përdhunuar mbesën e gruas së tij 15-vjecare. Gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura dhe që zgjati më shumë se një orë prokuroria kërkoi burg pa afat për Turanin, deri në përfundimin e raportit mjeko – ligjor për të konfirmuar dyshimet.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Besmir Dervishi vendosi kryerjen e ekspertimit mjeko – ligjor, çka nuk është kompetencë e tij, por e prokurorit.

Raporti mjeko – ligjor është po ashtu i jashtëligjshëm, pasi nuk është kryer në prani të psikologut si dhe ekspertët Idlir Frashëri, Gentian Kusta dhe Leka Papa nuk ishin mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, por të jashtëm. Ndaj dhe Resmi Turani sot endet i lirë dhe vijon të përndjekë të miturën.

“Ai doli nga burgu dhe më përndjek akoma. Dilja nga shkolla dhe më thoshte gjithmonë hajde, hip në makinë, pse nuk hipën. Biles ka ardhur një herë natën te shtëpia, i binte derës. Kam qenë në dhomë me një shoqe e mamin dhe kam marë Policinë e Beratit në telefon. Ai tha bëji fotografi makinës së Resmiu kur të kalojë aty që të sjell patrullën. I thashë që ai s’mund të vijë me makinën e tij që të bjerë në sy dhe telefonin nuk e kam me kamer. Ju si shtet nëse më ndihmoni, i thashë, mirë do bëni. Tha nuk e sjell patrullën kot”, tregoi 15-vjeçarja.

 

Kamera e emisionit “Stop” provon me zë dhe figurë sesi Resmi Turani e përndjek të miturën dhe e detyron të deklarojë në noter që nuk e ka ngacmuar seksualisht.

Resmi Turani – Denoncimin e bëre ti?

Vajza – Po!

Resmi Turani – Ti i jep dum, po, jo …

Vajza – Si?

Resmi Turani – Ti po të ishte ashtu, te noterja i thoshe: Nuk dua më ta vazhdoj, e le me kaq ëëëë… Të kam respektuar dhe të respektoj prapë, në qoftë se do ta mbyllim edhe këtë, o nesër, o hyp prapë tani, është deri në 6 hapur.

Resmi Turani – Moj, s’ke punë…

Vajza – Duhet prindi. Ajo s’bën dot pa dijeninë e prindërve ose pa mjet identiteti, se ajo futet brenda.

Resmi Turani – Ajo më tha mua…

Vajza – Ajo më tha mua, po lere çfarë të ka thënë ty se e thua ti nga mendja jote. Po ajo ashtu më tha mua.

Resmi Turani – Të tha ajo, do ta shkruaj vetë? Të tha?

Vajza – Po, por e tha ashtu për mos të rënë në sy se më tha mua nuk bëhet ajo pa mjet, pa prindërit dhe pa kartë identiteti.

Si të mos mjaftonin të gjithë këto, ai vijon ta joshë në makinë, duke i premtuar para e celular.

Vajza – Ti duhet të më lesh mua të qetë!

Resmi Turani – Unë të kam lënë ty të qetë. Ke dëgjuar ndonjëherë, të kem sharë unë ty? Më thuaj një! Më thuaj, të kam sharë apo jo? Që kur janë bërë këto debate, ke dëgjuar llafe nga mua?

Vajza – Po mirë e mirë, po ti që the vdeksha unë për ty, të kam shpirt, të kam zemër?

Resmi Turani – Po lëre ato, çfarë thashë unë! Ti nga mua ke dëgjuar fjalë të këqija deri më sot? Më thuaj një, po pate dëgjuar, më thuaj! Mirë tani, unë po të them kështu, ti… Ti s’më beson mua? Do vish tani? Hajde! Do vish thashë, moj? Ooo? Do vish? E me do vish?

Vajza – Ik, ik…!

Resmi Turani – Ëëë?

Vajza – Ik, ik!

Resmi Turani – Hajde … hajde hip!

Vajza – Ik, ik!

Resmi Turani – Nuk do? Po shiko eee? Dëgjon, moj?

Vajza – Si? Ça the reee? Do bëhem unë pishman? Për çfarë?

Resmi Turani – A do lekë? Kishte thënë Leta që ka telefonin e çupës. Telefonin e bardhë.

Vajza – Po!

Resmi Turani – Po pra! E kam në polici. Kur ta marr, ta jap ëëë tani unë cfarë të bëj?! Do gjë tjetër? Kështu cupë! Rezmiu të ka respektuar dhe do të respektojë. Dëgjon oo.., do të respektojë prapë.Do vish tani të ikim? Hajde! Apo s’do? Apo s’pranon më me mua? Hip moj! Unë po të them, hip mo! Kishe hall, se mos të shikojnë njerëzit moj? Ëëë? Ta dinë njerëzit, që…

Vajza – Po ti e the në sy t’meje: vdeksha unë për ty, të kam shpirt, të kam zemër!

Resmi Turani – Moj, ka gjë ajo? Jo, po pati gjë ajo, thoj? Ka gjë?

Vajza – Mbaje këtu! Do zbres, do iki në këmbë…

Resmi Turani – Jo, jo!

Vajza – Jo, jo! Këtu mbaje!

Resmi Turani – Po hajde, moj cupë!

Vajza – Mbaje, mbaje këtu!

Moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj bënë apel që të tregohet kujdes për këtë 15-vjeçare që ka kaluar kërtë dramë të madhe në jetë nga ana e psikologëve dhe instancave përkatëse që do ta rishqyrtojnë këtë çështje./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Futbollisti spanjoll akuza ish-bashkëshortes, në gjyq për shpifje

Futbollisti spanjoll akuza ish-bashkëshortes, në gjyq për shpifje

Berisha publikon mesazhin e efektivit të FNSH: Ja skenari që po përgatitet për kuksianët

Ekstradimi i Izet Haxhisë, reagon Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës

VIDEO/ Eugent Bushpepa elektrizon skenën e Eurovizionit

VIDEO/ Eugent Bushpepa elektrizon skenën e Eurovizionit
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com