Prej shumë kohësh, qytetarët e kryeqytetit, kanë ngritur shqetësimin për qentë e rrezikshëm, të cilë qarkullojnë pa maska, dhe në rastin më të keq edhe pa litarë. Një situatë e tillë përsëritet thuajse çdo ditë, në zona të ndryshme të Tiranës ku shëtiten qentë. Rraca të rrezikshme qensh si Doberman, Rottweiler, apo Pit Bull, mbahen nga të zotët pa maska, dhe pa litarë, në zona ku ka edhe fëmijë.
Denoncime të shumta vijnë në adresë të këtij fenomeni, por duket se askush nuk e vë “ujin në zjarrë”. Rasti më i fundit ka ardhur me video në redaksinë e Opinion.al, ku duket një qen i rracës Rottweiler, i cili është pa litar dhe pa maskë mbrojtëse ndërkohë që pronari ndodhet pak metra më tutje.