Ylli portugez i Real Madrid fitoi për të tretin vit radhazi trofeun e Champions League me madrilenët.
Por menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo deklaroi përpara mediave se të ardhmen tek skuadra madrilene nuk e ka të sigurt.
Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, gjatë ceremonisë së marrjes së trofeut të Champions League, Ronaldo nuk pranon ti jap dorën Presidentit Perez duke e injoruar atë.
Nisur nga ky gjest i bërë nga portugezi duket se e ardhmja e tij në Madrid së shpejti do të përfundojë.