Sport

Video/ Ronaldo: Ende nuk kam ngrënë një darkë me Messin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 29/08/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme u hodh shorti i Champions League si dhe u ndanë dhe çmimet për lojtarët më të mirë. Gjatë ceremonisë, Ronaldo dhe Messi treguan se mes tyre ka një marrëdhënie të mirë, pavarësisht rivalitetit në fushë. Messi është shprehur se rivaliteti me Ronaldon kur ishte në Spanjë “ishte shumë i bukur”.

Ndërkohë, në fjalën e tij Ronaldo e vlerësoj Messin, ndërsa shtoi se të dy janë lojtarë të mëdhenj dhe se ata shtyjnë njëri-tjetrin për rezultate më të mira në fushë. Me nota humori Ronaldo u shpreh se pavarësisht se të dy kanë ndarë skenën e futbollit për 15 vite, ata ende nuk kanë ngrënë një darkë sëbashku.

“Ne kemi ndarë skenën, unë dhe Mesi, për 15 vite bashkë. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë më parë kjo në futboll. Dy futbollistë të njëjtë, në të njëjtën skenë, gjithë kohës. Nuk është e lehtë. Madje, ne nuk kemi ngrënë as një darkë bashkë gjatë kësaj kohe. Por, është diçka e bukur. Më mungon të luaj në Spanjë. Kemi atë betejën bashkë, që e kemi prej 15 vitesh. Ai më shtyn përpara mua, por edhe unë atë. Është bukur të jesh pjesë e historisë së futbollit. Unë jam aty, por edhe Mesi gjithashtu. Të tërhiqemi në të njëjtën kohë? Mesi është 2 vite më i ri se unë. Por, mendoj se unë dukem mirë për moshën time. Nuk jam keq(qesh). Shpresoj të jem sërish këtu pas një viti, e pas dy vitesh. Njerëzit që nuk më duan, do më shohin këtu”,-tha Ronaldo./ Opinion.al E.Xh.

Pas