Cristiano Ronaldo mori të martën çmimin “Globe Soccer” si lojtari më i mirë i vitit dhe iu përgjigj me frazën “fituam gjithçka” të gjithë atyre që ende dyshojnë tek ai, Real Madridi dhe Portugalia.
“Individualisht dhe kolektivisht, ky ishte viti më i mirë i karrierës sime. Fituam gjithçka”, ka thënë 31-vjeçari.
“Liga e Kampionëve, Botërori i Klubeve, titullin më të rëndësishëm që ka fituar ndonjëherë Portugalia (Kampionatin Evropian); fitova Topin e Artë… nuk mund të kërkoj dot më shumë se kaq”, është shprehur sulmuesi portugez në një video-konferencë pas ndarjes së çmimeve në Dubai.
“Atyre që dyshojnë tek unë, te Reali dhe te Portugalia, u them se kemi fituar gjithçka”, ka shtuar më pas Cristiano.
https://youtu.be/iTDhBPR_6D0