Bota

Video/ Rojes së gardës i bie të fikët pranë arkivolit të mbretëreshës Elizabeth II



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 15/09/22 |
Opi Nion

Një prej rojeve të gardës i ka rënë të fikët teksa ndodhej pranë arkivolit të Mbretëreshës, brenda Pallatit të Westminsterit.

Qindra mijëra njerëz kanë qëndruar në radhë për t’i bërë nderimet e fundit Mbretëreshës, por të pranishmit në sallë u tronditën kur një roje u rrëzua përpara syve të tyre.

Burri kishte zbritur pak çaste më parë nga podiumi ndërsa disa sekonda më pas ai u rrëzua në dysheme.

Transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre për disa minuta ndërsa policia nxitoi për ti dhenë ndihmë rojes së gardës.

Lodhja e madhe e ditëve të fundit mund t’i ketë shkaktuar gjendjen e te fikëtit pasi prej ditësh rojet e pallatit shërbejnëdhe qëndrojnë në gatishmëri teksa bëhen nderimet për mbretëreshën, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

Arkivoli i Mbretëreshës është vendosur në një platformë të ngritur të quajtur katafalkë, po ruhet gjatë gjithë kohës nga Truproja e Sovranit, Divizioni i Familjeve ose Yeoman Warders of Tower of London.

Pas