Bota

VIDEO/ Rizgjohet “Etna”, vullkani më aktiv në Europë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 19/01/21 |
Doriana Çepunaj

Vullkani Etna ka shpërthyer sërish në Siçili. Siç duket edhe nga pamjet e transmetuara nga Ansa.it shpërthimi  i vullkanit ka“ndriçuar”natën mes të hënës dhe të martës.

Llava shpërtheu në dy anët të kraterit të vullkanit “Etna”, ndërsa hiri mbuloi një pjesë të madhe të zonës. Por, këtë herë shpërthimi nuk zgjati shumë, si dhe pati një rënie të shpejtë të dridhjeve vullkanike.

Fatmirësisht, nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Vullkani, 3330 metra i lartë, është më aktivi në Europë. Kjo është hera e tretë për këtë vit që Etna bëhet aktive që pas muajit maj./ Opinion.al

 

Pas