Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka deklaruar se Rezoluta e Parlamentit Gjerman, që e cilëson masakrën e armenëvë në vitin 1915 nga forcat osmane si gjenocid, është një gabim historik.
Rezoluta gjermane thotë se fati armenëve është shembull i historisë së shfarosjeve masive, spastrimit etnik, deportimeve dhe genocidit që shënuan shekullin e 20-të në mënyrë të tmerrshme, transmeton politiko.net.
Por, Turqia nuk e pranon idenë se vrasja e armenëve të krishterë gjatë Luftës së Parë Botërore është gjenocid.
“Rezoluta për incidentet e vitit 1915 që u adoptua nga parlamenti gjerman me presionin e lobit armen, është një gabim historik që bën legjislativi i një vendi aleat”, ka thënë Kryeministri i Turqisë.