Skuadra e Interit fitoi 3-0 në kohën e rregullt ndaj Juventusit mbrëmjen e së mërkurës, në ndeshjen e vlefshme për takimin gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Pas këtij rezultati, ndeshja shkoi me luajtjen e kohës shtesë për faktin se në takimin e parë, Juventusi ka fituar 3-0 ndaj zikaltërve. Në këtë ndeshje është futur si zëvendësues edhe shqiptari Rey Manaj, i cili ka shënuar njërën nga penalltitë, por pa mundur të ndihmojë Interin për të shkuar në finale..