Shqipëria po përballet me përmbytje në disa zona të vendit pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.
Disa rrugët në qytetin e Durrësit janë përmbytur nga uji duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Problematike mbeten rrugët e brendshme të qytetit, rrethrrotullimi pranë stacionit të trenit, ai pranë stadiumit “Niko Dovana” dhe Shkozetit, rruga “Aleksandër Goga”, si dhe Rajoni në ish Kënetë.
Mësohet se hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë, por pa e zgjidhur problemin e përmbytjeve.
Qarku më problematik është Shkodra, ku aktualisht janë në ujë rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore/ Opinion.al