Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Reis Çiço përlot në studio Bleonën

2017/10/29 at 2:59 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Reis Çiço përlot në studio Bleonën

Sara dhe Jonela kanë ftuar Bleonën, një vajzë nga Fieri, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i bërë një surprizë të këndshme me spikerin e lajmeve të Televizionit Klan, Reis Çiçon.


Reis Çiço shprehet se profesioni i tij është shumë i vështirë, pasi mbi të rëndon përgjegjësia e rreth 2-3 milionë shikuesve në Shqipëri dhe mbarë botën, ku ndiqet Televizioni Klan.

Ardit Gjebrea kujton një rast kur është detyruar të drejtojë edicionin informativ në një televizion, pasi spikeri mungonte dhe shprehet: “Më dhanë lajmet, provova t’i jepja. Reis, isha një dështim i turpshëm i atij momenti dhe lajmet nuk u dhanë!”.

Ndërsa Çiço i thotë se nëse do ta provonte sërish do t’ia dilte mbanë shumë mirë, pasi ka lirshmëri në komunikim, duke qenë se është edhe moderator.

Jonela, kushërira e Bleonës, rrëfen se kjo e fundit është e apasionuar pas gazetarisë dhe botës së televizionit. Sara shton se idhulli i mikes së saj është Reis Çiço, pasi sipas saj, transmeton emocion në prezantimin e lajmeve.

Jonela dhe Sara menduan ta ftojnë Bleonën në Televizionin Klan për ta bërë pjesë të medias, duke qenë se vetë nuk arriti të fitonte degën e Gazetarisë.

Bleona pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion “E Diela Shqiptare”. Ajo rrëfen ëndrrën e saj për të studiuar gazetari, të cilën nuk dëshiron ta lejë të mbyllur në sirtar. Bleona shton se dëshiron të bëhet spikere lajmesh, ndaj ka provuar shpesh herë të prezantojë lajmet para pasqyrës.

Në ekranin e murit ndarës shikon kushërirën dhe miken e saj, të cilat kanë një mesazh për të.

Jonela – Bleona, ne e dimë shumë mirë ëndrrën tënde për të qenë pjesë e televizionit dhe duke qenë se nuk t’u plotësua dëshira për t’u bërë gazetare dhe për t’u bërë pjesë e kësaj bote, atëherë ne vendosëm që të të sjellim këtu.

Bleona – Faleminderit!

Sara – Mos mendo se është vetëm kjo. Ne kemi menduar gjithashtu edhe për shkollat tona. Ti do rrish me një shoqe këtë vit, por mund të vij edhe unë.

Jonela – Por siç e di, vitin tjetër, duke qenë se ne të dyja jemi të pandashme, kemi thënë që duhet të vija unë. Ne po të lemë para një zgjedhje: me kë nga ne do të qëndrosh? Me mua apo me Sarën?

Bleona – Më dëgjoni që të dyja! Shtëpia është shumë e madhe, mund të vini që të dyja të rrini me ne.

Reis – Ardit! Jemi studio e lajmeve. Do të bëjmë një Breaking News për shkak të një ngjarjeje, e cila është në zhvillim e sipër dhe që ka pushtuar mbarë mediat botërore!

 

Zonja dhe zotërinj, jemi në këtë lidhje të pazakontë për tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

(Vazhdon prezantimin e disa lajme të sajuara, ndërkohë që Bleona përlotet.)

Reis – Unë do të jap një lajm tjetër, i cili është shumë më pozitiv. Ju e dini të gjithë që studioja e lajmeve është vendi më i shenjtë, ku jo çdokush mund të hyjë në një televizion, e aq më tepër këtu në Tv Klan. Sot do ta prishim këtë shenjtëri, pasi ndoqa gjithçka po ndodh atje.

Unë e ftoj Bleonën të vijë në studion e lajmeve!

Bleona i drejtohet studios së lajmeve të Televizionit Klan, ku do të takojë idhullin e saj, Reis Çiçon. Ai shpreh mirënjohjen për pasionin e Bleonës, pasi në ditët e sotme është e vështirë të gjesh të rinj që dëshirojnë të përfshihen në profesione kaq të vështira.

E pyetur nga Reisi se përse i pëlqen gazetaria, Bleona shprehet përpos pasionit të saj, mësuesit e kanë inkurajuar, duke i thënë se ka intonacionin e duhur për të qenë një gazetare.

Reisi – Të pëlqen të përfundosh në këtë tryezë?

Bleona – Është ëndërr! Si një magji!

Reisi – Unë të them që duhet ta ndjekësh ëndrrën sepse po pate vullnet, nuk ka gjë që nuk arrihet në këtë botë. Të gjithë e kemi nisur nga 0 dhe kemi ardhur në profesionet ku jemi. Të uroj me gjithë shpirt të mos i ndahesh aspak ëndrrës, të vazhdosh të kërkosh të ndjekësh fakultetin, por një këshillë do të ta jepja. Nëse je edhe në Gjeografi, në televizionin lokal të Fierit duhet të fillosh të aktivizohesh sepse ajo është vërtetë një provë e shkëlqyer, e cila të hap dyert drejt televizioneve të mëdha.

Bleona – Shumë faleminderit për këshillën, patjetër që do e ndjek!

Të dy provojnë të drejtojnë një edicion informativ së bashku. Reisi mëson Bleonën se si të prezantojë lajmet, por habitet nga aftësia e saj dhe shprehjet: “Çfarë të të them Ardit! Duhet të fillojë punë sot!”.

Reis Çiço i dhuron një stilolaps spikeres së ardhshme të lajmeve, duke i uruar sa më shumë sukses dhe në një të ardhme të përfundojë në studion e lajmeve. / tvklan.al

Etiketa: reis cico emocion studio


Ju sugjerojmë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”
InstaBIZ

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

26 Korrik, 2025 5:42 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
InstaBIZ

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

10 Korrik, 2025 7:20 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
Para
Aksidenti/ Dy persona plagosen sot në mëngjes në Pogradec

Gjirokastër/ Aksidentohet Vandami i Lazaratit

VIDEO/ Adelajda: Lutem çdo ditë, për jetën… Lutem shumë

VIDEO/ Adelajda: Lutem çdo ditë, për jetën... Lutem shumë

opinion lajm i fundit

Përfshihet nga flakët “Volkswagen-i” te rruga "Bardhyl"
















TE FUNDIT

Sa pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Durrësit në 6 muajt e parë të vitit 2025

Sa pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Durrësit në 6 muajt e parë të vitit 2025
2 Gusht, 2025

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit janë përpunuar 241 490...

Lexo më shumë

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021
2 Gusht, 2025

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti,...

Lexo më shumë

Droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë

Droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë
2 Gusht, 2025

Ushtria lituaneze ka gjetur një mjet ajror pa pilot që beson se ka hyrë në hapësirën e saj ajrore nga...

Lexo më shumë

Vendet arabe kërkojnë kalimin e Gazës nën autoritetin palestinez

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
2 Gusht, 2025

Për herë të parë, të gjitha vendet anëtare të Ligës Arabe janë bashkuar në një deklaratë të përbashkët ku i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com