Kjo bebe xheloze është kthyer në një sensacion online pasi prindërit e saj e filmuan atë duke qarë sa herë që ata putheshin.
Video tregon se si vogëlushja shpërthen në lot sa herë Krissy dhe Matt Haneken nga Maryland,SHBA, i shfaqin afeksionin njëri tjetrit.
Mamaja e saj tha se Emma është një bebe e lumtur – në përjashtim kur ajo dhe bashkëshorti puthen.
“Fëmiija jonë “gjithmonë e lumtur” ka një pikë të dobët. Ajo mërzitet shumë kur mamaja dhe babai i saj puthen”, shkruan Krissy në videon e postuar në Facebook, e cila është bërë virale duke marrë mbi 13 milionë klikime.